Vera në Vendlindje
Muaji i mërgimtarëve mobilizon edhe Gjilanin
Nën moton “Muaji i mërgimtarëve – ti je pjesë e atdheut” dhe nën organizimin e zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit janë paraparë dhjetëra aktivitete kulturore, sportive, ekonomike, debate të ndryshme, koncerte etj. Lutfi Haziri thotë se mërgimtarët janë bërthama zhvillimore e Anamoravës.
Komuna e Gjilanit për nder të muajit të mërgimtarëve ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saja duke qenë sa më afër mërgimtarëve të cilët muajin korrik e shfrytëzojnë për të qëndruar në vendlindjen e tyre.
Komuna tashmë ka bërë publike edhe tërë agjendën programore e cila shihet se është mjaft e pasur dhe e ngjeshur, taransmeton albinfo.ch.
Zyra e Lutfi Hazirit është përkujdesur që kësaj radhe duke filluar nga 18 korriku deri më 31 korrik 2016 të zhvillojë aktivitete sportive, kulturore, arsimore, njohëse, debatuese, koncerte e filma të ndryshëm.
Do të ketë programe e shfaqje teatrale, debat me të rinjët për të diskutuar rreth rolit të mërgatës dhe do të ketë një panair regjional.
“Mërgimtarët janë bërthama zhvillimore e Anamoravës dhe ne do të jemi në shërbim të tyre tërë kohën” u shpreh Lutfi Haziri.
Haziri është i bindur se për mërgatën asnjëherë nuk është e mjaftueshme, por kësaj radhe ata do të kenë shumë mundësi dhe alternativa për të zgjedhur programin ose aktivitetet që ata preferojnë
Në vijim kalendari I ngjarjeve: “Muaji i mërgimtarëve – ti je pjesë e atdheut”
Të tjera nga Vera në Vendlindje
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit