Lajme

Në Zvicër, gjatë vikendit u raportuan 4,320 infeksione të reja dhe 85 të vdekur

E hënë, më 25 janar 2021: BAG raporton mbi 4 mijë raste të reja me Koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Gjatë fundjavës, (e shtunë-e diel) 4,320 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 55,071. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 7.6 për qind. BAG gjithashtu raporton 85 vdekje të reja në lidhje me Koronavirusin.

Ndërkohë që 129 persona u pranuan në spital. /Albinfo.ch