Shqipëria
Pamje përrallore nga Shpella e Pëllumbave
'Shpella e Pëllumbave' me pamje madhështore në Shqiperi
Çdo gjë e natyrshme është tërheqëse, por Shpella e Pëllumbave në Shqipëri me peizazhin e saj në mes të rërës dhe detit ofron pamjet mahnitëse, shkruan albinfo.ch.
Është e çuditëshme se si kjo shpellë e bukur nuk është promovuar asnjëherë nga organet e turizmit shqiptar. Gurët e saj me formën e thepisur, rëra e pastër pranë ujit kristal të lënë thjesht pa fjalë nga perfeksioni i natyrës së vetëkrijuar, shkruan tutje albinfo.ch.
Në veri të Himarës, anës detit në një plazh mes Jalit dhe Gjipesë, është kjo shpellë e jashtëzakonshme, në të cilën mund të hysh vetëm nga deti. Shpella e Pëllumbave është një plazh i bukur, rreth 12 km larg Sarandës dhe është ideal për not dhe relaksim.
Banorët e fshatrave përrethë thonë se kjo shpellë interesante sipas legjendave besohet se dikur ka qënë strehë për piratët, si dhe udhëtarët që në antikitet.
Pa dyshim se terreni i vështirë për të shkuar deri aty i bën turistët e guximshëm të ndihen në këtë plazh si në parajsën e tyre, andaj eksplorimi i kësaj shpelle është emocionues, sepse ka përmasa gjigante, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf