Lajme
Pas sulmit të 2 nëntorit, qeveria austriake mbyll dy xhami në Vjenë
Dy xhami të cilat dyshohet se janë vizituar nga atentatori, janë mbyllur në Vjenë.
Pas sulmit terrorist në Vjenë, Ministrja e Kulturës Susanne Raab dhe Ministri i Brendshëm Karl Nehammer njoftuan mbylljen e dy xhamive radikale të premten pasdite.
Sipas gazetës austriake krone.at, dyshohet se autori i sulmit terrorist, Kujtim Fejzulau, ishte vizitor i rregullt në dy institucione të tilla në kryeqytet dhe ka të ngjarë të jetë radikalizuar atje.
Po sipas gazetës austriake, policia tashmë ka kryer një hetim në xhaminë “Tauhid” në Meidling (Bezirk 12) në Vjenë, njofton Albinfo Austria.
Xhamia e dytë është xhamia Melit Ibrahim në Ottakringer Hasnerstraße.
Gazeta tjetër austriake heute.at shkruan se salla e lutjeve, e cila kishte kapacitet për 50 veta, frekuentohej rregullisht nga atentatori. Ai vizitonte xhaminë me dy bashkëbesimtarët e tjerë që tashme janë të arrestuar, përcjell Albinfo Austria.
Ambientet e këtij vendi nuk bien në sy, dhe hyrja lejohej vetëm për anëtarët. Një dhomë që ishte në bodrum dyshohet se shërbente për trajnimin e arteve marciale. Deri më tani nuk ka informacion nëse ka të arrestuar.
Të dy xhamitë kanë qenë të regjistruara si shoqata dhe tashmë ka filluar procedura për shpërbërjen e tyre.
Ndërkohë, sipas mediave austriake, nga 14 personat e arrestuar, sot (e premte) janë liruar gjashtë prej tyre. Tetë të tjerët janë ndaluar në paraburgim nga autoritet austriake dhe i përkasin moshës nga 16 – 24 vjeçe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, jeton prej 20 vjetësh në Evropë. Ajo jeton dhe ushtron aktivitetin e...
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
-
Partneritet mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia
-
Bashkëpunim mes Kosovës dhe Suedisë në fushën e teknologjisë
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët