Gjellëra

Përgatitja e biftekut

Përgatitja e biftekutPërbërësit:

• 500 gram biftek
• 100 gram yndyrë
• 1 lugë miell
• 1 lugë gjalpë
• kripë
• disa lugë ujë
• piper.

Përgatitja:

Mishi pritet në formë bifekë, të cilët rrihen lehtë me rrahëse mishi.

Hedhim mbi copa mishi kripë dhe piper nga të dy anët.

Biftekët e përgatitur fërgohen në yndyrë të nxehtë nga të dyja anët nga 5-6 minuta.

Vendosen biftekët në një pjatë, në tigan shtohet mielli dhe fërgohet.
Hedhim 2-3 lugë ujë, shtohen erëza dhe hidhet mbi biftek.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Gjellëra