Lifestyle
Rita Ora paraqitet me maskë
Ajo merr masa serioze për mbrojtjen ndaj koronavirusit
Tashmë njerëz nga e gjithë bota janë të shqetësuar për përhapjen e koronavirusit, që tashmë është shndërruar në kryetemën e mediave ndërkombëtare.
Duket se një shqetësim të tillë po e shprehin edhe yjet e muzikës dhe filmit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është njëra ndër to, e cila po kujdeset që në udhëtimet e saj të jetë me maskë, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje nga infektimi me këtë virus.
Ajo publikoi së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shihej gjatë fluturimit të saj nga Parisi në Londër, teksa në fytyrën e saj kishte vënë një maskë.
“Absolutisht”, shkroi në mbishkrimin e fotografisë këngëtarja e lindur në Prishtinë, duke iu referuar kështu faktit se një proces i tillë mbrojtjeje nuk duhet të neglizhohet.
Edhe javë më parë, Rita Ora u fotografua me një maskë të zezë, teksa ecte e sigurt rrugëve të Los Angelesit.
Rita përndryshe është në përgatitje të një kënge të re për fansat, e cila është bërë e ditur se do të publikohet brenda këtij muaji.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?