Integrimi

Shqiptari i parë me klinikë stomatologjike kirurgjikale në Zvicër

Është e para klinikë në fushën e stomatologjisë me pronar shqiptar në Schlieren, dhe e para si klinikë kirurgjikale, në të ardhmen, edhe me shtretër

Mjeku kirurg, autor i qindra operacioneve në karrierën e tij disavjeçare në Gjermani dhe Zvicër, Bardhyl Reçani ka hapur dyert e klinikës stomatologjike me emrin «ZH-Zahnklinik» Bernstrasse 39, 8952 Schlieren.

Është e para klinikë e tillë që vuri bazat në fushën e stomatologjisë me pronar shqiptar në Schlieren, dhe e para si klinikë kirurgjikale, e cila në të ardhmen do të jetë edhe me shtretër.

Për hapjen e kësaj klinike stomatologjike në Zyrih ka folur për albinfo.ch Dr.Bardhyl Reçani, i cili të njëjtën gjë kishte planifikuar ta bënte në Maqedoni, por atje nuk ia doli.

“Pas dështimit të idesë sime në Maqedoni, vendosa që përsëri të kthehem në perëndim. Por tash vendosa që fatin ta provoj në Zvicër. Në fillim u punësova në një klinikë private në qytetin e Aarau-t, në vitin 2014. Aty pata rastin që përvojën time specialistike ta aplikoj në praktikë. Pacientët dhe drejtuesit e klinikës ishin shumë të kënaqur. Pasi aty mora përvojën e sistemit të stomatologjisë zvicerane, vendosa përsëri ta gjallëroj idenë time të kamotshme, të ndërtoj një klinikë stomatologjike të përgjithshme dhe specialistike, ku do të aplikoja shkencën e stomatologjisë sipas  rregullave të mia. Cyrihu si qytet më ka lënë përshtypje pak a shumë si Munihu dhe për këtë shkak jam përqendruar të gjej një lokalitet rreth Zyrihut. E deshi fati dhe tash jam në Schlieren të Cyrihut”, thotë Dr Reçani.

“Nuk është ordinancë e thjeshtë stomatologjike, sepse këtu ofrohen të gjitha shërbimet specialistike nën kulmin e një klinike.

(© Albinfo.ch 2020/ Armend Berisha)

Përpjekjet për ta realizuar këtë ëndërr i kishte filluar nga viti 2017. Ai paralelisht kishte punuar vetëm në një dhomë dhe me një karrike stomatologjike. Ndërsa tani ka arritur ta kompletojë të gjithë infrastrukturën me të gjitha pajisjet dhe aparatet më moderne, siç është edhe aparati Rentgen në 3D shum i rëndësishëm në Stomatolgji.

Klinika posedon 6 dhoma shërimi, salla operacionesh dhe hapësira të tjera. Gjithashtu ka edhe laboratorin teknik, ku dhëmbët dhe protezat prodhohen në të njëjtën hapësirë. Klinika ofron të gjitha shërbimet stomatologjike, si për të rritur, ashtu dhe për fëmijë.

Gjithashtu ofron edhe shërbime specialistike, siç janë ato të kirurgjisë orale dhe maxillofaciale, shërbime implantologjike dhe protetike, shërbime ortodontike dhe pedodonci të fëmijëve, shërbime konservative, endodontike dhe estetike etj.”, tregon doktor Reçani. Ai premton se në klinikën stomatologjike do të ofrohen të gjitha shërbimet nën një kulm, shërbime emergjente 24-orëshe në një klinikë që qëndron 365 ditë e hapur. Hapësira e klinikës përbëhet nga 400m2, posedon edhe parkingje për Pacientët.

Dr. Reçani ju mirëpret me ekipin e tij çdo ditë, nga e hëna deri të premten nga ora 8-21h.

(© 2020 Albinfo.ch/ Armend Berisha)
(© 2020 Albinfo.ch/ Armend Berisha)
(© 2020 Albinfo.ch/ Armend Berisha)
(© 2020 Albinfo.ch/ Armend Berisha)
(© 2020 Albinfo.ch/ Armend Berisha)

    Çfarë ofron ZH-Zahnklinik”

Klinika posedon 6 dhoma shërimi, salla operacionesh dhe hapësira të tjera. Gjithashtu ka edhe laboratorin teknik, ku dhëmbët dhe protezat prodhohen në të njëjtën hapësirë. Klinika ofron të gjitha shërbimet stomatologjike, si për të rritur, ashtu dhe për fëmijë.

 

24 orë në ditë, 365 ditë në vit

Ai premton se në klinikën stomatologjike do të ofrohen të gjitha shërbimet nën një kulm, shërbime emergjente 24-orëshe në një klinikë që qëndron 365 ditë e hapur.  Hapësira e klinikës, përbëhet nga 400 m2, posedon dhe parkingje për pacientët. Dr. Recani ju mirëpret me ekipin e tij çdo ditë, nga e hëna deri të premten  8-21h.

Sevdail Tahiri/Albinfo.ch