Ëmbëlsira

Torte me fruta të thata

Torte me fruta të thata

 

Përbërësit:

• 2 filxhanë çaji fruta të thata,
• 3 filxhan çaji miell,
• 1 filxhan çaji sheqer,
• 1 filxhan çaji pana e freskët,
• 1 filxhan çaji gjalpë i zbutur,
• 5 vezë,
• 1 lugë kafe sodë,
• 40 ml rum.

Përgatitja:

Frutat e thata i vendosim në një tas dhe i spërkasim me rum. Rrahim veç të verdhat e vezëve me sheqer derisa të zbardhen dhe pa ndërprerë rrahjen, shtojmë pak nga pak miellin e përzier me sodën dhe e përziejmë butësisht derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
I rrahim të bardhat e vezëve dhe ia shtojmë masës së brumit. Në fund shtojmë frutat e thata të lyera me pak miell. Lyejmë tepsinë me gjalpë, hedhim brumin dhe e pjekim në furrën e ngrohur me 170 gradë për 45 minuta.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Ëmbëlsira