E-Diaspora
Frika nga dëbimi, nëna shqiptare pëson sulm në zemër
Pas trajtimit në spital me krizat e një ataku në zemër, gruaja është dërguar në burg në pritje për të ekzekutuar vendimin për dëbimin e saj nga SHBA
Autoritetet amerikane po kërkojnë dëbimin e një shqiptare, edhe pse ka plotë 18 vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Cile Precetaj nënë e tre fëmijëve ka përfunduar në spital për shkak të ankthit dhe stresit që po i shkakton kërkesa për dëbim, përcjell albinfo.ch.
E martuar me shqiptarin Pjetër Gjocaj, gruaja ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin dhe dy vajzat, të cilët gjithashtu po përjetojnë një situatë terrori dhe kanë shpërthyer në të qara.
Pas trajtimit në spital me krizat e një ataku në zemër, gruaja është dërguar në burg në pritje për të ekzekutuar vendimin për dëbimin e saj nga SHBA, shkruajnë mediat shqiptare.
Sipas babait të fëmijëve, mëngjesin e së enjtes ajo zbuloi se po përballet me një çështje dëbimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve dhe sapo mësoi këtë lajm u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.
Gruaja shqiptare është përballur me dëbimin edhe në vitin 2013, por që pas një vendimi të dytë iu lejua qëndrimi. Familja, por edhe avokati tregojnë se ajo i ka bërë përpjekjet për t’u bërë qytetare amerikane.
“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”, ka thënë bashkëshorti i shqiptares.
Cile Precetaj shkoi në Miçigan për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri.
Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














