Lajme
Fushata e Kadri Veselit krahasohet me atë të Escobarit, nga Vetëvendosja
Lëvizja Vetëvendosje, fushatën e kundër korrupsionit të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli e ka quajtur kopje të fushatës së narkotrafikantit kolumbian Pablo Escobar në vitin 1982.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emisionin Debat Plus në rtv Dukagjini, në debat me ministrin në largim të PDK-së, Abelard Tahirin, fushatën e kreut të PDK-së e ka krahasuar me at të Escobarit, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Për mua kjo është një fushatë e kopjuar, më 82 në Kolumbi Pablo Escobar në thelb të fushatës së tij ka pasur luftimin kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Aliu.
Sipas tij, pikërisht Ligji për Konfiskimin e Pasurisë, për të cilin ‘mburrej’ ministri Tahiri, e vërteton edhe më shumë këtë kopjim të fushatës.
E një deklarim të ngjashëm për fushatën e Veselit e ka bërë edhe kandidati tjetër i VV-së për deputet, Yll Rugova, i cili përmes një postimi në Facebook, duke cituar fjalimin e Veselit dhe të Escobar, është përkujdesur të tregojë se sa të ngjashme janë këto fushata.
Tash e disa muaj që kreu i PDK-së, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka filluar një ‘betejë’ kundër korrupsionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?