Sport

Futbollisti shqiptar nënshkruan kontratën profesionale me Kaiserslautern

Valdrin Mustafa ka njoftuar në “Facebook” se ka nënshkruar kontratën profesionale me Kaiserslautern dhe do të luajnë në Bundesliga 2

Një tjetër futbollist shqiptar po shkëlqen në Gjermani. Është ky futbollisti i talentuar, Valdrin Mustafa, shkruan albinfo.ch.

Mustafa ka njoftuar në “Facebook” se ka nënshkruar kontratën profesionale me Kaiserslautern dhe do të luajnë në Bundesliga 2.

Ai ka falënderuar klubin për besimin e dhënë, derisa ka shtuar se ka qenë një edicion i jashtëzakonshëm për të.

Mustafa është ftuar edhe në Kombëtaren Shqiptare U-21 dhe llogaritet një futbollist me të ardhme të madhe.