Autotech
“Galaxy S9” apo “iPhone X”, cili e ka ekranin më të mirë
Disa javë më parë, Samsung prezantoi dy modelet e reja të tij, “Galaxy S9” dhe “Galaxy S9+”, gjatë një eventi të mbajtur pak para Kongresit botëror të telefonisë në Barcelonë, javën e shkuar.
Ekspertët thonë se “Galaxy S9” ka lënë pas “iPhone X”, që kishte marrë vlerësimin për ekranin më të mirë nëntorin e shkuar, duke ia rrëmbyer vendin e parë “Galaxy Note 8”.
“DisplayMate”, një autoritet në fushën e vlerësimit të cilësisë së një ekrani, ka publikuar raportin e tij mbi “Galaxy S9”, duke deklaruar se ekrani i tij lë pas në cilësi të gjithë “smartphone”-t e tjerë, shkruan “TCH”.
“Në bazë të testeve tona laboratorike dhe matjeve, ‘Galaxy S9’ ka një ekran mbresëlënës që vendos rekorde të reja për sa i takon prezantimit të ekraneve dhe meriton çmimin për ekranin më të mirë, pasi ka siguruar vlerësimin tonë më të mirë të të gjitha kohërave”, shkruan “DisplayMate” në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Samsung, gjatë kongresit në Barcelonë nuk u përqendrua veçanërisht tek ekrani i “Galaxy S9”, por u mbështet në themelet e hedhura nga modelet paraprake. “Galaxy S9” dhe “S9+” kanë respektivisht ekrane 5.8 dhe 6.2 inch; të dy janë të pajisur me teknologjinë “OLED” dhe kanë një rezolucion “QuadHD+”, me një cilësi të jashtëzakonshme imazhi.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













