E-Diaspora
Gashi në Parlamentin e Ontarios në Kanada
Ceremonia e pritjes solemne u organizua me rastin e vizitës së ministrit Gashi në Toronto të Kanadasë
Në një ceremoni të organizuar gjatë seancës plenare të Parlamentit Provincial të Ontarios, kryetari i këtij parlamenti, Dave Levac, ka ftuar si mysafir të veçantë zv. kryeministrin e Kosovës, njëherësh ministrin e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe delegacionin e kryesuar nga ai.
Gjatë përshëndetjes publike, kryetari Levac tha: “Të nderuar deputetë, ministra, më lejoni të përshëndes dy mysafirë të veçantë, të cilët janë ulur në lozhën lart: ministrin e Diasporës të Shqipërisë, Pandeli Majko, dhe ministrin e Diasporës, njëherësh zv. kryeministrin e Kosovës, Dardan Gashi”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ceremonia e pritjes solemne u organizua me rastin e vizitës së ministrit Gashi në Toronto të Kanadasë.
Po ashtu, në njërën nga sallat e Parlamentit, ministri Gashi, i shoqëruar nga ministri Majko, ka qenë prezent në ekspozitën e organizuar nga komuniteti shqiptar në diasporë “Gratë shqiptare ndër dekada”, në të cilën, ndër të tjerë, kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Parlamentit, Levac, ministrja për Shtetësi dhe Migracion, Laura Albanese, ministri i Inovacionit, Hulumtimit dhe Shkencës, Reza Moridi, dhe deputeti i Parlamentit provincial, Shafiq Qaadri.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, zv. kryeministri Gashi tha se këtë vit është shënuar 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe, njëherësh, 10-vjetori i themelimit të marrëdhënieve diplomatike me shtetin mik të Kanadasë, njofton Ministria e Diasporës.
“Për komunitetin shqiptar në Kanada, këto ditë, kemi shënuar shumë suksese të tyre në fushën e biznesit, jetën akademike dhe në atë profesionale. Dhe kjo është inkurajuese për ne që si dy qeveri ta thellojmë bashkëpunimin në të mirë të të dyja vendeve”, theksoi më tej ministri Gashi, duke përmendur edhe njëherë ndërtimin e “Shtëpisë së Shqiptarit” në Toronto, një projekt afatgjatë, të cilën komuniteti shqiptar do të kishte si adresë.
Gjatë kësaj vizite, zv. kryeministri Gashi, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Diasporë i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, ka pasur një bashkëbisedim me kryetarin dhe me anëtarët e kryesisë së Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, me të cilët në detaje ka diskutuar për çështjen e “Shtëpisë së Shqiptarit” dhe për projektet në vazhdimësi.
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, po ashtu, kanë pasur një takim me Shoqatën e Profesionistëve Shqiptaro-Kanadezë, me të cilët kanë diskutuar për modalitetet e mundshme të bashkëpunimit në të ardhmen, në formën e konsulencave.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















