Lajme

Gati për ta pirë kafenë e mëngjesit në Zvicër, hapen tarracat sot

Nga sot, mund t’i shijoni kafenetë në Zvicër

Ka shumë muaj që Zvicra i ka mbyllur kafenetë dhe shumë aktivitete të tjera. Sidoqoftë, më 14 prill 2021 Këshilli Federal i Zvicrës paraqiti planet për të rihapur vendin më tej, pavarësisht nga një situatë e përkeqësuar epidemiologjike.

Nga sot mund t’i shijoni kafenetë në Zvicër, në terasat e parapara për shërbim, transmeton albinfo.ch.

Të gjitha restorantet e kantoneve në Zvicër që në mëngjesë kanë hapur tarracat e tyre, për t’u shërbyer të gjithë banorëve që dëshirojnë kafe, apo ushqime të tjera.

Kujtojmë se sipas një studimi, muaj më parë, shumica e banorëve të moshës së re të Zvicrës dëshiruan që restorantet të hapen dhe të kenë liri të dalin në aktivitete të ndryshme.

Klientët duhet të ulen dhe maskat mund të hiqen vetëm për të konsumuar ushqim dhe pije.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch.