Jeta në Zvicër
Gazetari zviceran pa kurrfarë gjasash ndaj Orllatit
Në dy aktgjykime të publikuara gjatë të enjtes, Gjykata federale zvicerane sërish e ka refuzuar ankesën e gazetarit zviceran, Fabien Dunand, në çështjen e sipërmarrjes "Orllati"
Gazetari zviceran Fabien Dunand, sërish ka pësuar disfatë nga Gjykata federale zvicerane. Ajo ka refuzuar të urdhërojë konfiskimin e arkivit të kontraktorit “Orllati” dhe gjithashtu ka hedhur poshtë kërkesën sfiduese të prolurorit.
Me dy aktgjykimet e publikuara të enjten, Gjykata federale zvicerane sërish ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeredaktorit të së përditshmes zvicerane “24 Heures”, Fabien Dunand, i cili “Orllatin” e padiste për dëmtim të ambientit jetësor.
Gjykata e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij për sekuestrim të arkivit të Orllatit, pasi konsideron se ish-gazetari mund të kërkojë sekuestrimin e tyre të mëvonshëm nëse ai mund të konstatojë se këto dokumente janë relevante në kontekstin e procedimeve kundër tij për shpifje dhe kërcënime që alarmojnë popullsinë. Nga ana tjetër, ai nuk e ka argumentuar mjaftueshëm rrezikun e dëmtimit.
Sa i përket sfidës së prokurorit për hetime kundër shpifjes, edhe kjo akuzë është refuzuar, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Gjykata është e mendimit se një hetim i tillë do të mund të kishte qenë i njëanshëm.
Fabien Dunand, i cili vetveten e pagëzon si zbulues të skandaleve, e kishte akuzuar “Orllatin” fillimisht në mënyrë anonime, se është duke e dëmtuar dhe ndotur mjedisin jetësor në Bioley-Orjulaz (VD).
Ai gjithashtu e akuzon edhe këshilltaren kantonale zvicerane, përgjegjëse për mbrojtjen e ambientit jetësor, Jacqueline de Quattro, për një konflikt interesi me “Orllatin” dhe do që ajo të heqë dorë nga ky rast.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












