CH-Ballkani
Gazetarja hulumtuese plagoset në Podgoricë
Një gazetare malazeze është sulmuar me armë zjarri në afërsi të banesës së saj në Podgoricë.
Sipas policisë malazeze, Olivera Llakiq ka mbetur e plagosur në këmbën e saj të djathtë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, përcjell albinfo.ch.
Gazetarja 49-vjeçare është e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, që akuzojnë Qeverinë se favorizon biznesmenë të fuqishëm në vend përmes tenderëve dhe lehtësive të tjera të jashtëligjshme.
Kjo është hera e dytë që e njëjta gazetare sulmohet për shkak të detyrës së saj. Gjashtë vite më parë ajo u godit me sende të forta në kokë dhe qëndroi për disa ditë në spital.
Policia malazeze thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që sulmi u dënua nga Ambasada e Bashkimit Evropian dhe nga ajo e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












