Lajme
GERMIN apel KQZ-së që diaspora të mos ketë probleme gjatë votimit
Përmes një komunikate për media organizata jo-qeveritare GERMIN, i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të mundësuar dhe lehtësuar procesin e votimin për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.
GERMIN-i kërkon që KQZ-ja të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të evituar problemet e shfaqura në zgjedhjet e kaluara, si: mungesa e shpërndarjes së informacionit të nevojshëm dhe në kohë për procesin e regjistrimit dhe votimit nga jashtë; mospërgjigjja në kohë nga ana e KQZ-së ndaj kërkesave për informacion rreth votimit nga pjesëtarët e diasporës; problemet teknike dhe bllokimi i postës elektronike zyrtare të KQZ-së gjatë procesit të regjistrimit dhe votimit etj.
“Duke vlerësuar lart kontributin dhe rolin e diasporës në të gjitha proceset politike dhe shoqërore në Kosovë përgjatë periudhave të ndryshme, institucionet tona shtetërore, veçanërisht KQZ-ja, duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet që të lehtësojë procesin e votimit për pjesëtarët e diasporës, në mënyrë që atyre t’u mundësohet ushtrimi i një të drejte themelore që ua garanton Kushtetuta dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Konsiderojmë që pjesëmarrja e diasporës në vendimmarje përmes votës është shumë e rëndësishme për shkak se, ndër të tjera, ndikon në rritjen e legjitimitetit demokratik të të zgjedhurve duke pasur parasysh se janë mbi 350 mijë qytetarë me të drejtë vote që aktualisht jetojnë jashtë vendit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
“Diaspora është pjesë e atdheut, prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka që t’ia mundësojmë ushtrimin e të drejtës së votës, dhe rrjedhimisht pjesëmarrjes në vendimmarrje për të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit