Gjendet i vdekur mërgimtari 29-vjeçar në Itali

  B.Sh., 29-vjeç, u gjet i vdekur në një rrethrrotullim në Piza të Italisë. Dyshimet e para të policisë janë se viktima po lëvizte me një skuter, kur mendohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas, transmeton albinfo.ch.