Lajme
Gjendet vetura së bashku me një person, pritet identifikimi i tij
Automjeti që përfundoi në liqenin e Lucernit u gjet 182 metra thellësi. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe identiteti i trupit
Është gjetur makina që përfundoi në liqenin e Lucernit. Brenda ishte një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Duhet të sqarohen edhe shkaqet e vdekjes.
Këtë e ka bërë të ditur policia kantonale e Schwyz. Në orën 12:00 të ditës së sotme, thuhet në njoftim, shërbimet e emergjencës kanë arritur të rikuperojnë mjetin në thellësi 182 metra, shkruan albinfo.ch.
Operacionet e rikuperimit
Në operacionet e nisura dje në mbrëmje u përfshinë forcat e shpëtimit të policisë kantonale të Cyrihut dhe Schwyz, si dhe një kompani private. Të ndërprera në orët e para të mbrëmjes së 26 korrikut dhe të rifilluara sot, kërkimet çuan në gjetjen e mjetit advent rreth orës 12:00. Makina e pasagjerëve është ngritur nga thellësia në sipërfaqen e ujit, transmeton tutje albinfo.ch.
Trupi i gjetur
Shërbimet e urgjencës gjetën një person të vdekur në mjetin e dëmtuar plotësisht. Nga gjendja aktuale e hetimeve, autoritetet policore supozojnë se viktima e makinës ka qenë duke udhëtuar vetëm në momentin e aksidentit rrugor. Viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Cyrihut për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe për të përcaktuar identitetin e tij.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve
















