Shkurt.ch
Gjeneva, kampione në Zvicër për vjedhje të automjeteve
Sipas kompanisë së sigurimit AXA, kantoni i Gjenevës regjistron një normë vjedhjesh gjashtë herë më të lartë se mesatarja e Zvicrës. Vaudi dhe Bazeli vijnë më pas, njofton albinfo.ch.
Sipas kompanisë së sigurimit AXA Winterthur, Gjeneva del kampione në Zvicër për vjedhje të automjeteve. Ky informim i dhënë të mërkurën është bërë në bazë të 500 deklaratave për vjedhje që sigurimi i lartpërmendur i trajton çdo vit.
Sipas AXA, kantoni i Gjenevës tregon një normë të vjedhjeve të automjeteve gjashtë herë më të lartë se mesatarja e Zvicrës. Këto statistika janë të bazuara në deklaratat e pesë vjetëve të fundit (2011-2015). Kantonet, si Bazeli dhe Vaudi vijnë në radhë të dytë dhe të tretë në këtë renditje, me rreth dy herë më shumë vjedhje të automjete se sa mesatarja. Ndërsa Glarisi është kantoni ku rreziku për vjedhje të makinës është më i vogli, pra dhjetë herë më i ulët se sa mesatarja kombëtare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











