Lajme
Gjermani: Arrestohen dy shqiptarë, ishin në kërkim për vrasje

Raportohet se dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt Tiranës nga Interpol, përcjell albinfo.ch.
Policia njofton se ka ekstraduar nga Gjermania 40-vjeçarin, F.Sh, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të ish-agjentit të policisë së Elbasanit, R.R.
Po ashtu, është ekstraduar edhe 63-vjeçari, Sh.K, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F.Sh, në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R.R.
Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Sh.K, 63 vjeç.
Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.
Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020 e ka dënuar me 4 vjet, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.
E-Diaspora
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri...
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
-
Zvicra U21 me katër shqiptarë në Kampionatin Evropian
-
Me 500,000 CHF borxh “socialit”, kosovarit i lejohet qëndrimi në Zvicër
-
Vjenë: Ekspozitë me titull “Mirë se vini në tavolinë” nga artisti Artan Korenica
Jeta në Zvicër
-
Loja cilësore e FC Kick-in të Kosovës në “Meyrin Cup 2023” impresionon të gjithë Të 15-të lojtarët e FC Kick-in ishin të mrekullueshëm si në lojë ashtu edhe në sjellje...
-
Policia zvicerane arreston disa persona për 2200 raste të abuzimeve me të mitur
-
Studimi zviceran tregon se meditimi ndihmon në marrjen e vendimeve
-
Deputetët zviceranë votojnë kundër rritjes së pagave të tyre
-
Zvicra ndihmon financiarisht Italinë të strehojë azilkërkuesit