Shkurt.ch
Gjermania dorëzohet, mbyll kufirin me Austrinë
Gjermania ka rikthyer kontrollet e përkohshme në kufirin me Austrinë dhe ka ndërperë trafikun hekurudhor me këtë vend.
Për këtë kishte reaguar presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka shprehur shqetësim në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, përshëndeti vendimin e marrë në Berlin.
Berlini ka vendosur rivendosjen e kontrolleve kufitare, në përgjigje të krizës së refugjatëve.
Ky veprim shkel marrëveshjen e Shengenit për kufij të hapur të Bashkimit Evropian, kujton gazeta gjermane „Bild”.
“Gjermania rikthen kontrollet e përkohshme në kufijtë e brendshëm të BE-së. Ne do të fillojmë me Austrinë. Qëllimi i këtyre masave është për të kufizuar fluksin e tanishëm të njerëzve në Gjermani dhe të kthehet në procedura standarde, kur ata hyjnë në vend”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, në një konferencë shtypi në Berlin. Megjithatë, nuk ka sqaruar saktësisht se si do të duket kontrolli kufitar.
Me kërkesë të Berlinit, autoritetet austriake ndalen trenat për në Gjermani, tha një zëdhënëse e kompanisë austriake hekurudhore, raporton DPA.
“Unë kam biseduar me kancelaren Merkel. Ne ramë dakord që të qëndrojnë kufijtë e hapur ndërmjet vendeve të BE-së dhe kam kërkuar solidaritet më të madh në trajtimin e krizës së refugjatëve”, ka shkruar Juncker në Twitter, duke iu referuar përpjekjeve të përbashkëta të Komisionit Evropian dhe Gjermanisë që azilkërkuesit të ndahen mes shteteve anëtare.
Rreth 13.000 refugjatë dhe azilkërkues kanë mbërritur në Mynih deri të shtunën, ndërsa deri të dielën pasdite kanë arritur edhe 3000 të tjerë.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, të dielën përshëndeti vendimin e Gjermanisë për rivendosjen e kontrolleve kufitare.
Orban kishte kritikuar ashpër kancelaren Angela Merkel se kishte hapur dyert për refugjatët, duke vënë në dukje se kjo është një inkurajim për qindra e mijëra ose edhe miliona emigrantë për të ardhur në Evropë. Përveç kësaj, ai paralajmëroi se Evropa do të vuajë nga ndryshimet demografike duke humbur identitetin e krishterë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














