Shkurt.ch
Gjithnjë e më shumë të moshuar mbesin pa punë në Zvicër
Siç shkruan “NZZ Sonntag”, është rritur numri i njerëzve mbi 50 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune në Zvicër. Numri i tyre është rritur me 32 për qind, në 59 mijë, në pesë vjet, ndërsa rritja e nën 50-vjeçarëve është vetëm 16 për qind, përcjell albinfo.ch.
Një shumicë e këtyre punëkërkuesve nuk përfshihen në statistikat e papunësisë. Nga 59,000 persona, vetëm 39.000 prej tyre ishin zyrtarisht të papunë në fund të marsit. Pjesa e mbetur prej 20 mijësh kanë statusin e “njerëzve jo të papunë që kërkojnë punë”. Këto përfshijnë njerëz, të cilët janë duke ndjekur një shërbim të ndërmjetëm ose janë duke kaluar nëpër ritrajnime.
Dallimi në mes të kohëzgjatjes së papunësisë është si në vijim: të rinjtë gjejnë një punë pas 166 ditësh, ndërsa mbi 50- vjeçarët kanë nevojë për një mesatare prej 273 ditëve. Më 25 prill Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) do të organizojë një konferencë nacionale mbi punëtorët e moshuar, për të diskutuar për të metat në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













