E-Diaspora
Gjobitet e moshuara 92-vjeçare, reagojnë lexuesit
Një plakë 92-vjeçare ka hipur në autobus katër minuta më herët. Me këtë rast, ajo i gjobit. Lexuesit e "20 Minuten" i kanë ofruar asaj t`ia paguajnë gjobën, por ajo tashmë është paguar.
Një e moshuar 92-vjeçare nga Winterthuri ka hipur në autobus katër minuta më herët me një abonament mujo nëntëorësh. Për këtë arsye ajo është dashur të paguaj gjobë prej 100 frangash. Për shumicën e lexuesve, ky rast është plotësisht i pakuptueshëm. Në komentet e tyre, ata shkruajnë se në një rast të tillë, kontrollorët duhet ta mbyllin njërin sy.
Me 2.855 pëlqime, komenti i lexuesit David De Sando ka marrë shumë kurajo. Ai, të moshuarës i ka ofruar t`ia paguaj gjobën prej 100 frangash. Gruaja kishte gabuar, por nuk ka pasur qëllim të keq. “Në këtë rast nuk ka pasur nevojë për gjobë”.
Ai personalisht do të ishte sjellë në mënyrë gjentile, sepse edhe ai do të donte të trajtohej kështu. Kohëve të fundit ai nuk kishte nevojë ta paguaj një gjobë, të cilën e mori pasi kishte shkuar të bëjë të holla të imta nëpër shitoret përreth, për të paguar parkingun. “Duhet shikuar ana humane e njeriut”, ka pohuar 38-vjeçari për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Mirëpo, një ndjenjë e tillë gjithnjë e më tepër është duke munguar aktualisht.
Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një person të moshuar apo të ri. “Unë do t’i kisha paguar gjobëne dhe një të riu”, thotë De Sando. Një lexues i dytë, i cili gjithashtu ka regauar me këtë rast, dëshiron po ashtu ta paguaj gjobën e të moshuarës: “Orën e plakës ka mundur të jetë përpara për disa minuta”.
Në ndërkohë, 92-vjeçarja është befasuar: “Diçka e tillë?! Unë nuk do ta kisha imagjinuar se artikulli do të shkaktojë kaq shumë reagime”. Ofertat e pagesës së gjobës megjithatë i refuzon pasi gjoba tashmë është paguar. Për te nuk ka luajtur shumë rol pagesa e gjobës, por më tepër bëhej fjalë për principin. “Dua t`i falenderoj dy lexuesit për gatishmërinë e tyre për të ma paguar gjobën”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
-
Vajzat dhe gratë shqiptare që shënuan vitin 2024
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Zvicër: Çmimet e çokollatës do të rriten
-
Hodhi para nga droni, dënohet influencuesi në Zvicër
-
Sunrise, ofruesi i dytë më i madh i telekomit në Zvicër do të rrisë çmimet
-
Banorët e Zvicrës që bëjnë blerje jashtë vendit do të paguajnë më shumë TVSH-në e tyre