Gjuha amtare mësohet nga dy mijë nxënës shqiptar në Austri

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko njoftoi se shoqata e mësuesve “Naim Frashëri” në Austri zgjodhi përfaqësuesit e saj. Sipas Majkos, gjatë takimit iu bë thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e mësimit shqip, pasi nga 12 mijë nxënës shqiptarë në Austri, mësojnë gjuhën amtare vetëm 2 mijë”.