Shkurt.ch
Gjykata Federale i jep të drejtë çiftit kosovar
Gjykata Federale e Zvicrës ka miratuar ankesën e një çifti kosovar, të cilit asambleja komunale e Uttwilit ia kishte hedhur poshtë kërkesën për natyralizim në vitin 2013. Për pasojë, Gykata Administrative e Kantonit Thurgau duhet ta rigjykojë rastin.
Në vendimin e shpallur të martën, /Urteil 1D_1/2015 vom 01.07.2015Gjykata Fed) erale shkruan se Gjykata e përmendur administrative ka bërë shkelje të qëndrimit për ndalimin e refuzimit formal për shfrytëzimin e një të drejte. ajo (Gjykata Administrative) nuk e ka shqyrtuar fare ankesën e çiftit lidhur me ndalimin e arbitraritetit dhe shkeljen e barazisë së të drejtave.
Asambleja e Uttwilit e kishte refuzuar kërkesën e çiftit për natyralizim me arsyetimin se kanë njohuri të mangët të gjuhës dhe nuk janë të integruar sa duhet. Por në fakt, siç ka konstatuar shkalla më e lartë e gjyqësisë, atyre në provimin për natyralizim u është dhënë për ta përpiluar një tekst të ndërlikuar. Diçka e tillë nuk guxon të kërkohet si kusht për t`i dhëne dikujt pasaportën zvicerane, thotë gjykata. Mjafton që kandidati për shtetësi zvicerane të ketë mundësi të merret vesh në gjuhën e vendit dhe të kuptojë përmbajtjet elementare me shkrim.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














