Shkurt.ch
Gratë fitojnë 13 për qind më pak se burrat
Sektori publik duhet të jetë model në promovimin e pagave të barabarta si për gratë, ashtu edhe për burrat, tha ministri Alain Berset. Qeveria, kantonet dhe komunat duhet të intensifikojnë angazhimin e tyre dhe në këtë mënyrë duhet të japin një sinjal të qartë për të gjithë punëdhënësit e tjerë.
Kjo deklaratë e ministrit vjen pas një studim të ri të Shkollës së Administratës Publike IDHEAP.
Nga 36 administratat në të cilat është kryer inspektimi raportohet se në 13 prej tyre 36 për qind është i theksuar diskriminimi sistematik apo sporadik ndërmjet gjinive.
15 administratat kanë projekte për të promovuar barazinë gjinore. Në anketën online morën pjesë 22 prej 26 kantoneve dhe 47 prej 137 qyteteve me më shumë se 10.000 banorë.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, gratë kanë fituar në sektorin publik më 2012, 13,6 për qind më pak se burrat. Në sektorin privat, hendeku i pagave më 2010 ishte 18.9 për qind. Nga këto rreth 60 për qind mund të shpjegohet me anë të faktorëve objektivë. Në rreth 40 për qind prej rasteve nuk janë të justifikuara arsyet e diskriminimit gjinor.
Hendeku i pagave më 2012 në kantone ka qenë më i madh se në administratën federale dhe në komuna. Dallimet janë atje më të mëdha, ku përqindja e grave është e ulët. Më pak është e theksuar kur gratë e punësuara janë në shumicë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















