Lajme
Greqia dhe Kroacia me përqindjen më të vogël të të punësuarve në BE
Punësim më të lartë në këtë grup ka Suedia, 80 për qind, e ndjekur nga Gjermania me 77,7 dhe Britania e Madhe me 76,2 për qind
Greqia dhe Kroacia kishin nivelin më të ulët të punësimit në BE për grup moshat 20 deri në 64 vjeç, raporton Eurostat.
Vetëm 53.3 për qind e grekëve kanë punë për këto grup mosha, ndërsa në Kroaci kjo përqindje është 59.2 për qind.
Vjen më pas Spanja dhe Italia me 59.9 për qind në këto grup mosha.
Punësim më të lartë në këtë grup ka Suedia, 80 për qind, e ndjekur nga Gjermania me 77,7 dhe Britania e Madhe me 76,2 për qind.
Niveli i punësimit në gjithë BE-në është 69.2 për qind, por nuk e ka arritur ende nivelin e 2008, para krizës ekonomike, kur kjo shifër ishte 70,3 për qind e evropianëve, thotë Eurostat.
Punësimi më i lartë në mesin e më të vjetërve se 55 vjet është në Suedi, 74 për qind, dhe në Gjermani 65,6 për qind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












