Shkurt.ch
Gripi në Zvicër arrin kulminacionin e përhapjes
Gjatë javës që shkoi janë realizuar 338 vizita mjekësore në 100 mijë banorë ndërsa në javën pararendëse kanë qenë 328 sish
Epidemia e gripit në Zvicër duket se për këtë sezon ka arritur kulminacionin e vet. Sipas Zyrës Federale të Shëndetësisë, numri i vizitave mjekësore të njerëzve të prekur nga gripi, të bëra gjatë javës së kaluar, ka pasur një rritje të vogël.
Në të vërtetë gjatë asaj jave janë realizuar 338 vizita mjekësore në 100 mijë banorë ndërsa në javën pararendëse kanë qenë 328 sish.
Grupmoshat më të prekura nga gripi janë ato të femijëve dhe nxënësve të moshës deri 14 vjeçare. Por epidemia e gripit ka shënuar rënie në të gjitha moshat përveç te personat mbi 65 vjeçarë.
Po kështu, epidemia e gripit është e përhapur në të gjitha regjionet, ndërsa në Zvicrën veriperëndimore dhe në atë qendrore po regjistrohet një rritje e saj.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















