Kosova
Gruaja e Heroit të Kombit thotë se u harruan nga shteti
Me gjithë sakrificën e burrit të saj, gruaja e heroit Zymberi ndihet e lënë pas dore nga shteti
Familja e heroit Enver Zymberi, i cili u vra duke mbrojtur territorin e Kosovës, tani jeton me vetëm 240 euro në muaj. Gruaja e policit të vrarë në vitin 2011 kërkon nga institucionet përgjegjëse së paku një vend pune.
Ai ishte shpallur edhe Hero i Kosovës nga Presidenti. Tani pas tetë vitesh bashkëshortja e Enverit, Drita ende i ka në memorie emocionet bashkëshortit ditën kur ishte nisur për veri.
“Ditën e fundit ka qenë diçka pa masë i gëzueshëm edhe ka pi një kafe edhe ka dalë, ka lëshuar muzikë patriotike dhe ka kënduar bashkë me këngëtarë, nuk mujke me prit as veturë, as kurrgjë për me shku atje”, shprehet Drita Zymberi, gruaja e Enver Zymberit, për T7, përcjell albinfo.ch.
E për arrestimin e Gjuriqit në veri nga kolegët e bashkëshortit të ndjerë, Drita thotë se është ndier shumë krenare.
“Jam krenare për ata kolegë të bashkëshortit edhe që nuk ka ndodh diçka e keqe qysh ka ndodh me Enverin, po lum ata që e zënë atë far serbi, së shpejti kisha pas qejf edhe vrasja e Enverit të zbulohet. Po kur e kam pa hala diqysh mendojsha që është në atë grup edhe Enveri, se edhe pak vështirë kur ti shohësh kolegët e tij”, thekson tutje ajo.
Me gjithë sakrificën e burrit të saj, gruaja e heroit Zymberi ndihet e lënë pas dore nga shteti.
“Nëse është për punësim, pse mos me punu, jam e re, jam e aftë, po edhe për fëmijë i kanë premtuar këta të qeverisë që kanë me pas një të ardhme më të mirë për shkollim e ato sene nuk janë kurrkund hiç. Jam shkuar jam ankuar edhe te këta të qeverisë për me më marrë në punë naj kund, ja prit, ja andej, ja kënduar. Unë jam e papunë, 240 euro i marrë pension të Enverit”, thotë Drita Zymberi.
Babanë e vrarë duke mbrojtur territorin e Kosovës nuk e ka harruar djali i heroit, Sokol Zymberi, cili ia ka kushtuar një këngë të atit.
https://www.youtube.com/watch?v=yjpJGYl8USk
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













