Integrimi
Grupi “Ilirët” hedh sërish vallen për ruajtjen e trashëgimisë folklorike
Grupi "Ilirët", prezent me program të pasur artistik në festën e madhe: "Këtu Chavannes - ICI Chavannes"

Më 18 shtator 2021, Komuna e Chavannes-près-Renens organizon festën e madhe «Këtu Komuna e Chavannes», ku grupi Ilirët do të fillojë programin që nga ora 13:00, duke paraqitur progamin e tyre për një orë të tërë. Në këtë manifestim muzikor do të shfaqen edhe grupet muzikore italiane, portugeze, spanjolle si dhe grupet e të rinjve të kësaj komune.
Kjo festë e madhe është një ngjarje e mirë për rajonin e komunave perëndimor të Lozanës, si dhe vetë kantonin Vaud. Ky takim do të bashkojë të gjithë brezat në një kontekst muzikor dhe festiv, me ç’rast banorët do të mund të zbulojnë pasurinë e kulturave të ndryshme. Një festival i tillë folklorik mishëron një mjet të dobishëm për ruajtjen, promovimin dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe këtë, veçanërisht përmes zhanreve të shprehjes si muzikës, vallëzimit, riteve, zakoneve, njohurive artizanale dhe artistike etj. Për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen dhe rritjen e identitetit dhe diversitetit kulturor, një festival folklorik duhet të zhvillohet në një kontekst të përshtatshëm kulturor.
Ilirët e konsiderojnë rëndësinë e trashëgimisë kulturore jomateriale, shkrirjen e diversitetit kulturor si garantues të zhvillimit të qëndrueshëm, siç nënvizohet nga Rekomandimi i UNESCO-s mbi ruajtjen e kulturës tradicionale dhe popullore të vitit 1989, nga Deklarata Universale e UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor të vitit 2001 dhe nga Konventa për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Kjo festë do të bashkojë artistët në një atmosferë paqeje dhe miqësie. Me programet e këtyre komuniteteve, të cilat i bëjnë të njohura traditat e vendeve të tyre për pjesëmarrësit e tjerë dhe për publikun e gjerë, kontribuojnë në respektimin e trashëgimive dhe traditave kulturore të popujve.
Për më shumë informata, vegëza në vijim:
https://www.chavannes.ch/vivre-à-chavannes/1267-fête-ici-chavannes.html
Migjen Kajtazi
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 September 2021
- Ora12:00
- LokacioniTerrain en dur de la Plaine - Chavannes-près-Renens
- Data e përfundimit25 August 2021 - 16:00
E-Diaspora
-
“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih vallëzojnë nën ritmin e muzikës shqipe Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe...
-
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
-
Mantelbardhët shqiptarë bëhen bashkë në “Simpoziumin II” në Bernë
-
Ylli Doko zgjidhet kryetar i FDP të Bassersdorf-it
-
BE zgjat skemën e Roaming-ut edhe për 10 vjet të tjera
Jeta në Zvicër
-
Reagime të ashpra kundër deputetes zvicerane, ka deklaruar se “Rusia u provokua nga NATO” Ajo është shprehur se ishte "aleanca luftarake NATO" (siç e quan vetë) ajo që e kishte...
-
Ky qytet i Zvicrës ka hequr dorë tërësisht nga gazi “i Putinit”
-
Agjencia e inteligjencës: Ka prani të spiunëve rusë në Gjenevë
-
Këshilli Federal nis fushatën për rritjen e moshës së pensionit për gratë
-
Zviceranët e kënaqur që frangu është barazuar me euro