Lajme

Grupi suedez realizon “Xhamadani vija-vija”, për 28 Nëntor

Është bërë e ditur se grupi suedez MadMan’s Choice ka realizuar këngën e famshme “Xhamadani vija-vija” në versionin e tyre, transmeton albinfo.ch.

Kjo është cilësuar si dhuratë e tyre për Kosovën e bukur, shkruan portali arbresh.info.

“Kjo është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë njerëzve të mirë nga Kosova e bukur. Puna me këtë projekt ishte kaq shumë argëtuese dhe një përvojë e paharrueshme”, thuhet në njoftimin e bendit.

Kënga është mirëpritur mjaft nga dëgjuesit.