Kosova
Haradinaj: Drejtori i AKI-së duhet të largohet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi është në dorën e presidentit Hashim Thaçi nga se vendimi i tij është i pakthyeshëm.
Haradinaj ka falënderuar ish-ministrin e brendshëm Flamur Sefaj për punën e deritanishme të realizuar, përcjell albinfo.ch.
Më tej në konferencën e mbajtur për media, Haradinaj ka ripotencuar se nuk ka qenë i informuar për rastin e të dëbuarve të shtetasve turq, as në mënyrë zyrtare, por as dhe në atë private.
I pari i qeverisë i është përgjigjur LDK-së dhe kërkesës së saj për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Ai tha se partia që drejton është e gatshme që të shkojë në zgjedhje nëse LDK ua kërkon votat për një gjë të tillë. Kryeministri pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën, duke thënë se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.
Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkarkojë drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.
Shefi i AKI-së nuk shkon në komision për raportim
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka dështuar pasi drejtori i AKI-së, Driton Gashi nuk i është përgjigjur ftesës.
Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se që prej të premtes janë dërguar tri ftesa për raportim në lidhje me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq. “Edhe sot në përpjekjen e tretë nuk kemi përgjigje pozitive”, ka thënë Musliu, përcjell albinfo.ch.
Musliu lexoi një letër të AKI-së, sipas së cilës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga inspektori i AKI-së ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për rastin e “gylenistëve”, ndërsa shtoi se raportimi do bëhet pasi të kryhen këto hetime.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












