CH-Ballkani
Haradinaj e Rama kërkojnë ndihmë nga BE-ja
Në Konferencën e tretë të Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër, kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar projektet e Kosovës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë. Ai ka thënë se Kosova është në fazën e fundit të ndërtimit të autostradave.
“Për Kosovën është me rëndësi të përfundohet infrastruktura. Autostradat janë gati në përfundim dhe ato na lidhin me vendet e rajonit. Jemi në dinamikë të mirë për të përfunduar autostradat në Serbi – Autostradën e Paqes, ashtu siç tha edhe kryeministrja e Serbisë, dhe atë për në Maqedoni”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Më tej ka thënë se në Kosovë kanë krijuar kushte për ndërmarrësit e rinj, ku ka theksuar se ka kompani të IT-së, të cilat janë të bashkuara me rajonin dhe botën.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që BE të jetë më bujare sa i takon Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Pra, apeli im për miqtë tanë të dashur, Komision dhe BE, është se nëse nuk keni më shumë para për ne, kjo është OK, bëhuni më bujarë me gjërat që nuk ju kushtojnë. Kjo është e rëndësishme për një Evropë më të konsoliduar”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













