Kosova
Daut Haradinaj flet për ndalesën në Austri
“E vërteta është se ekziston një urdhër ndërkombëtar nga Serbia, por shteti austriak nuk i respekton urdhrat e Serbisë”, tha Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për “Info Magazine” të Klan Kosovës lidhur me raportimet për arrestim në shtetin austriak pas një urdhri të dhënë nga Serbia.
Haradinaj ka thënë se kjo nuk qëndron, pasi me të arritur në Austri, e gjitha kishte të bënte me një procedurë të tejzgjatur kontrolli, por asgjë në lidhje me ndonjë ndalesë të urdhëruar nga Beogradi, njofton Klan Kosova.
“E vërteta është se ekziston një urdhër ndërkombëtar nga Serbia, por shteti austriak nuk i respekton urdhrat e Serbisë”, tha Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
“Kjo s’ka të bëjë me ndalim, por është një verifikim që merr kohë. E drejta është se nuk ishte ndalesë, por ishin procedura të tejzgjatura për kontrolle dhe një qytetar e dërgon lajmin në Kosovë”.
“Nuk është e vërtetë që ka pasur arrest, as ndalesë, por një procedurë e stërzgjatur e kontrollit”.
“Autoritetet kanë qenë profesionale. Nuk ka pasur ndonjë procedurë tjetër, më kanë pyetur: ”Ku do të shkosh, sa do qëndrosh?” Nuk ka pasur asnjë pengesë. Jam falënderues ndaj tyre që as nuk e kanë përfillur e as nuk e kanë komentuar urdhëresën e Serbisë.
Haradinaj tha se nuk ka vend për askënd për t’u shqetësuar, dhe është shprehur mirënjohës për shtetin austriak, i cili sipas tij, nuk i zbaton urdhrat e Beogradit, njofton Klan Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nju Jork: Artistja shqiptare fituese e çmimit Ndërkombëtar të Krijuesve të Rinj (IEMMY) Artes Ferruni, fituese e çmimit Ndërkombëtar të Krijuesve të Rinj në "Festivalin Ndërkombëtar të Televizionit IEmmy...
-
Propozohet shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidate për kryeministre të Libanit
-
Nga Lozana dhurohen lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti në Shqipëri
-
Kinë: Shqiptarja, Serena Leka mori çmimin e parë në ‘Samitin Botëror të Inovacionit’
-
Cyrih
E godet 15 herë me thikë djalin e panjohur, për t`ia lënë fajin vjehrrit!
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
E godet 15 herë me thikë djalin e panjohur, për t`ia lënë fajin vjehrrit! Qytetarja e Maqedonisë është ankuar për dënimin me 18 vjet burgim, por Gjykata e Lartë e...
-
Zvicër
Sigurimi shëndetësor do të mbulojë terapinë e shtrenjtë kundër kancerit
-
Si u grabitën 4.5 milionë franga nga makina transportuese e parave
-
Dënohen për racizëm dy funksionarë të SVP-së në Bernë
-
Bien sërish çmimet në Zvicër