Kosova
Haradinaj kërkon zbatimin e marrëveshjes për energjinë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në hapje të Forumit të Tretë – “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë” ka thënë se prioritet i Qeverisë së Kosovës është të sigurojë energji të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se rregullimi i marrëdhënieve në tregun e energjisë me Serbinë duhet zgjidhur në koordinim me Bashkimin Evropian. Haradinaj theksoi se mos zbatimi i marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po shkakton pasoja të mëdha në zhvillimin e energjisë në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas kreut të ekzekutivit kjo çështje duhet që të zgjidhet sa më shpejt, ngase moszbatimi i saj mund të shkaktojë ngecje në zbatimin e marrëveshjeve të tjera.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se kontrata për termocentralin Kosova e Re është bazë për t’i ofruar gjeneratës së re furnizim me energji, si edhe rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese në Kosova B. “Jam i bindur se periudha para nesh do te na sjellë sfida jo vetëm në energji, por edhe në rimëkëmbjen e ekonomisë. Sektori i energjisë mbetet sektori me sfidues në ekonominë tonë. Procesi i zhvendosjes në Shipitullë ishte proces i suksesshëm i cili erdhi menjëherë pas mandatit tim”, theksoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












