Kosova
Haradinaj nuk mund të aterrojë në Prishtinë, niset nga Sofja me veturë
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterrojë sot pasdite në Prishtinë, raporton “KTV”.
Fluturimi W67792 i WizzAir nuk ka mundur të aterrojë në Prishtinë as pas tri tentimesh, dhe përfundimisht ka aterruar në Sofje të Bullgarisë, mëson KTV-ja, përcjell albinfo.ch.
Nga aty pritet që kryeministri i Kosovës të vazhdojë për Shkup, para ardhjes në Prishtinë. “Indeksonline” gjithashtu raporton se Haradinaj do të udhëtojë me veturë nga Sofja në mënyrë që të arrijë në Prishtinë.
Haradinaj ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit.
Nesër është një ditë e rëndësishme pasi në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për demarkacionin dhe pritet të hidhet edhe në votim.
Ishte Lidhja Demokratike e Kosovës që ka kërkuar që në seancë të jetë edhe kryeministri Haradinaj.
https://video.gjirafa.com/koha?video=kryeministri-haradinaj-nuk-mund-te-aterroje-ne-prishtine
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?









