Kosova
Haradinaj nuk shkarkon ministrat e akuzuar
Sipas Haradinajt, vetëm ngritja e aktakuzës është lajm i mirë për rendin dhe ligjin në vend
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar se për momentin nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë të ngritur aktakuza nga Gjykata. Për këtë, shefi i ekzekutivit ka thënë se do ta presin vendimin e Gjykatës.
“Sa u përket vendimeve që ka me marrë qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim. Qeveria do të marrë vendime sipas ligjit për këtë”, ka thënë i pari i Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Haradinajt, vetëm ngritja e aktakuzës është lajm i mirë për rendin dhe ligjin në vend. Së fundi ishte ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që u akuzua.
Kryeministri së bashku me ministrin e Drejtësisë në një konferencë për media u shprehën mjaft të lumtur edhe me miratimin e Kodit të ri Penal.
Haradinaj tregoi edhe arsyen pse pika për situatën financiare u mbajt me dyer të mbyllura.
Ai tha se diskutimet e tilla janë të mira, duke shtuar se ministri i Financave paraqiti para qeverisë fondet ekonomike pozitat aktuale, dhe orientimin për gjendjen financiare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











