Kosova
Haradinaj pret që vizat të hiqen në vjeshtë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfaqur besimin se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit në rajon që nuk gëzon këtë të drejtë, do të ndodhë në vjeshtë.
Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, me ç’rast theksoi se pritet që BE-ja në periudhën deri në pesë javë të konfirmojë se vendi ynë ka kryer të gjitha obligimet sa i përket heqjes së vizave, përcjell albinfo.ch.
“Dua të jem i sinqertë me ju. Ne presim që institucionet e BE së në periudhën diku 4 javë apo 5, të konfirmojnë që Kosova i ka kryer obligimet për liberalizim. Pastaj nuk do të thotë se i marrim menjëherë vizat. Duhet të jemi të kujdesshëm. Për shkak se qeveritë veç e veç, mund të kenë kërkesa të posaçme. Diku ka vjeshta shpresoj, nuk po jap data, sepse se mund të thonë qe po ndërhynë në datat tona. Por dikur kah vjeshta besoj se do të udhëtojmë lirshëm”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria ka ndarë 57 mijë e 944 euro, për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














