Gruaja

Heidi Lushtaku brenda një viti me tetë kontrata disavjeçare

Nuk bëhet fjalë për modelen e njohur botërore Heidi Klum, por për modelen shqiptare që jeton në Zvicër Heidi Lushtaku. Ajo s`ka të ndalur duke firmosur kontrata të reja me firma të njohura zvicerane dhe jashtë saj. Lushtaku sapo e ka bërë edhe kontratën e re për firmën zvicerane Swiss Beaty Training.

“Po, kam lidhur kontratë. Për tri vite do të jem imazh i kësaj firme”, shprehet e lumtur Lushtaku për “albinfo.ch”.

Besoni ose jo, vetëm për një vit, ajo ka bërë 8 kontrate si imazh i firmave të njohura. “Jam imazh i Clinic Lemanic, produkteve kozmetike, La Vallee, Laurent Membrez, Hera, Swiss Training, Bhi Coiffur, Mira Esthetique, PKZ, pastaj punoj edhe me disa firma dhe magazina gjatë vitit”, tregon Heidi duke shtuar se të gjitha kontratat e saj janë disa vjeçare.

Finalistja e “Miss Zvicra 2013” e cila mori pjesë edhe në garën për vallëzim në Shqipëri “Dancing with the stars” tregon se i pëlqen të jetë një modele komerciale.

“Më pëlqejnë publicitetet televizive dhe mediatike. Natyrisht se mua më përzgjedhin për shkak se jam fytyrë e njohur publike. Të jesh modele komerciale është më e vështirë se sa të ecësh nëpër skenë”, shprehet Heidi e cila thotë se edhe në aspektin financiar këto reklama sjellin më shumë të holla. “Çdo punë në  Zvicër paguhet mirë. Por, ku punon si fytyrë publike, pagesat janë shumë më të mëdha. Megjithatë, nuk është e lehtë të arrihet në atë nivel. Prej se i kam pasur 13 vjet, kam punuar si modele. Jam shumë e lumtur për arritjet e mia”.

E kur jemi te stina verore, Heidi thotë se pushimet i kalon më familjen e saj. “Për shkak të punës, gjatë tërë vitit nuk jam në shtëpi. Prandaj pushimet dëshiroj t`i kaloj me familje. Këtë vit kemi qenë me familje në Spanje dhe në Cannes”, përfundon bisedën për “albinfo.ch”.

 

Albinfo.ch

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI