Sport

Historike: Atleti shqiptar kampion Evrope në Beograd

Flamuri kombëtar valoi lart në Beograd, derisa Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Evropës në kërcim së gjati

Atleti shqiptar, Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Evropës në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në sallat e mbyllura që po zhvillohet në Beograd, shkruan albinfo.ch.

24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentimin e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra, duke u shpallur kampion i Evropës, një sukses i jashtëzakonshëm për sportin shqiptar.

Ishte suedezi Michel Torneus që mund të prishte ëndrrën e shqiptarit në tentimin e fundit, por ai nuk shkoi më shumë se 8.08, duke i lënë suksesin historik të atletit shqiptar.

Kështu flamuri kombëtar shqiptar valoi edhe një herë në Beograd, derisa u dëgjua edhe himni.

Ndërkohë, Luiza Gega nuk shkon më shumë se vendi i pestë në garën e 1500 metrave të Evropianit të Atletikës. Atletja shqiptare e mbylli garën me kohën 4 minuta, 11 sekonda e 64 të qindtat.

https://vid.me/FgzZ


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI