Kosova
Hoti kërkon zgjedhje të reja në Kosovë, dëbimi i turqve i papranueshëm
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur skandaloz vendimin për dëbimin e gjashtë shtetasve turq ditën e enjte.
Ai tha se nuk janë respektuar procedurat për dëbimit e tyre, se ata kanë pasur leje qëndrimi dhe se nuk kanë shkelur ligjet në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe personale, për strukturën komanduese”.
“Kjo tregon se kryeministri nuk ka kontroll mbi qeverinë, policinë dhe institucionet tjera. Dje gjashtë shtetas turq janë dëbuar pa asnjë bazë ligjore”, është shprehur Hoti në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Hoti ka deklaruar se kjo ngjarje ka krijuar një situatë të re dhe se partitë politike duhet të ulen dhe të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












