Kosova
I dha vëllait tender prej 300 mijë euro, nisen hetimet ndaj kryetarit të Istogut
Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, të cilin e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit, duke i dhënë tender vëllait të tij, Gani Rugovës, në vlerë rreth 300 mijë euro.
Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se Haki Rugova, duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë, përcjell albinfo.ch.
Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro.
Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.
Sipas kualifikimit juridik që i ka bërë prokuroria veprimeve të kryetarit Rugova, i njëjti nëse gjendet fajtor, mund të dënohet prej një deri në pesë vjet burgim.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” më 22 janar të këtij viti, kishte raportuar se ishin duke u zhvilluar hetime ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, e të cilat tanimë kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Nisjes së hetimeve, i ka paraprirë ngritja e kallëzimit penal, më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nën dyshimin se kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka kryer veprën penale “konflikt interesi”, me rastin e nënshkrimit të një tenderi ku përfitues ka qenë vëllai i tij, Gani Rugova.
Fillimisht kjo lëndë ishte dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, përkatësisht ajo i ishte deleguar prokurorit Haxhi Sinanaj. Por, ky i fundit, më 17 janar 2018, me shkresë i ishte drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, dhe pas konsultimit me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, si dhe Agim Kurmehaj, lënda është deleguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ka fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












