Kosova

Ikja e mjekëve, shqetësuese për Kosovën

Mjekët e Kosovës vazhdojnë të largohen, duke kërkuar kushte më të mira, kryesisht drejt vendeve perëndimore

1 për 847. Ky është raporti proporcional i mjekëve për kokë banori në Kosovë.

Por, këto shifra mund të ndryshojnë, nëse vazhdon migrimi i profesionistëve shëndetësorë, që së fundmi është përhapur goxha shumë, njofton Klan Kosova.

Ky është njëri fakt që dekanja e fakultetit të mjekësisë Suzana Manxhuka Kërliu, e përmblodhi në një shkresë që ia drejtoi ministrit të shëndetësisë Uran Ismaili, përmes së cilës kërkoi rritjen e numrit të studentëve në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme dhe Infermieri, përcjell albinfo.ch.