Shkurt.ch
Industria e ndërtimit, shumë më pak kërkesa për punëtorë
Kërkesa për punëtorë ishte ulur me 9 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm me problemet sezonale gjendja në tregun zviceran ka mbetur stabil.
Në pothuajse çdo sektor parashikimet në tregun e punës janë më pesimiste se vitin e kaluar. Më të prekur me një rënie prej 22 për qind të vendeve të lira të punës është industria e ndërtimit. Kjo rënie e mprehtë pjesërisht i atribuohet efekteve sezonale. Kështu thuhet në indeksin e Adecco Swiss Job Market (ASJMI) që ishte përgatitur së bashku me Institutin e Sociologjisë të Universitetit të Cyrihut.
Në mënyrë të ngjashme me 20 për qind rënie të kërkesës për punëtorë është raportuar industria e transportit. Më pak të prekur janë sektorët e arsimit, shërbimet publike, tregtia, shitjet dhe shkenca e teknologjia.
Gjeografikisht, Zvicra lindore është (për 19 për qind) më e prekur në vitin 2015, e ndjekur nga Gjeneva (11 për qind). Zurichu ka regjistruar 5 për qind më pak, një rënie relativisht të moderuar, ndërsa në pjesën veri-perëndimore të Zvicrës vendet e lira të punës mbeten në nivel të qëndrueshëm dhe madje me një rritje të lehtë në Zvicrën qendrore, me 3 për qind.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











