Kosova
Ismaili i premton Ahmetit Spitalin e Prishtinës
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, ka pritur në një takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti të cilit i ka premtuar se kryeqyteti do të bëhet me spital.
Ministri Ismaili ka thënë se ky projekt më në fund do të bëhet realitet dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti, përcjell albinfo.ch.
“Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit. Projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore. Kur kam ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një nga prioritet e mia ka qenë ndërtimi i këtij spitali”, ka thënë Ismaili, duke shtuar këtë qëllim ka takuar kreun e Prishtinës për të koordinuar punët.
Më tej, ministri Ismaili tha se parakusht duhet të jetë lokacioni që projekti të nisë sa më parë.
Ahmeti ka thënë se mirëpret bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë për Spitalin e Prishtinës. Sipas tij, tani duhet të krijohen grupet punuese në mënyrë që puna të mos vonohet.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















