Bota
Italia, rregulla strikte për shkak të mbiturizmit
Italia, si shumë vende në mbarë botën, po përballet me probleme të mbiturizmit gjatë sezonit të pikut
Numra të mëdhenj turistësh janë drejtuar në bregdetin italian.
Duke filluar nga fundjava që përkoi me festën e Ferragostos, masa të reja janë marrë në shumë destinacione pushimi në Itali, si përpjekje për të kontrolluar dhe frenuar turizmin e tepërt.
Nga ishulli i Sardenjës deri në thembra e çizmeve të Italisë në Pulia, vajtja në shumë plazhe të njohura tani është e mundur vetëm duke rezervuar në një aplikacion.
Ndërkohë, plastika, duhani dhe në disa raste edhe peshqirët dhe karriget personale janë ndaluar nga bregu, raportojnë mediat italiane, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Në Bregun e Amalfit autoritetet do të rregullojnë numrin e automjeteve që bllokojnë rrugët piktoreske, duke kufizuar në mënyrë alternative hyrjen e targave me numra çift dhe tek në disa rrugë më të vogla, gjatë periudhave të ngarkuara të ditës, thotë bordi vendor turistik i Campania.
Në Sardenjë, kryebashkiaku i Olbisë verilindore ka ndaluar notin në orët e vona të natës, kampingjet në plazh, zjarret dhe madje edhe përdorimin e karrigeve dhe peshqirëve gjatë natës, në përpjekje për të kufizuar argëtimet gjatë gjithë natës – edhe pse orai për mbylljen e muzikës në orën 5 të mëngjesit mund të duket tepër bujar.
Disa destinacione malore në rajonin Trentino të Italisë Veriore po përdorin monitorë për të gjurmuar fluksin e alpinistëve dhe do të mbyllin shtigje që janë shumë të ngarkuara, thotë qeveria rajonale.
Italia, si shumë vende në mbarë botën, po përballet me probleme të mbiturizmit gjatë sezonit të pikut, një çështje që mund të ndikojë negativisht si në cilësinë e jetës për njerëzit që jetojnë në destinacione të njohura, ashtu edhe në cilësinë e pushimeve të vizitorëve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













