Jeta në Zvicër
Ja se si çifti zviceran e merr “hallallëkun”
"Po zhvendosemi në shtëpinë e përjetshme në Alp Spielmannda" në Kantonin e Fribourgut në Zvicër
Edith Buess-Wölfel dhe bashkëshorti i saj Theo Buess, pas një sëmundje të rëndë janë ndarë nga jeta përmes organizatës zvicerane për ndihmesë në vdekje “Exit”. Çifti i ndjerë nga Reinachu ka përzgjedhur një vend special për “banesën e fundit”.
Edith dhe Theo Buess e kanë dërguar “lamtumirën e tyre të fundit”, shkruan “Basellandschaftliche Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Është një përshëndetje jashtëzakonisht e veçantë, të cilën çifti i bashkëshortëve nga Reinachu e ka publikuar të martën pak para se të ndahen nga jeta dhe mund të lexohet në faqen e 13-të të gazetës “BZ”.
Pas një sëmundje të rëndë, ata u ndanë nga jeta me ndihmën e organizatës zvicerane për ndihmesë gjatë vdekjes “Exit”. “Është udhëtimi ynë i fundit. Po e braktisim Zvicrën Veriperëndimore”, kanë shkruar në përkujtimin e tyre.
E pazakontë sikurse ndarja është edhe “banesa e tyre e fundit”. “Po zhvendosemi në shtëpinë e përjetshme në Alp Spielmannda” në Kantonin e Fribourgut në Zvicër. Për varrimin e tyre, ata kanë angazhuar një institut varrimi nga Bazeli, i cili për shkaqe diskrecioni nuk ka dhënë informata më të hollësishme.
Alp Spielmannda është një vend misterioz, në rrethinën e lokacionit Schwarzsee në para-aplet e Fribourgut. Aty, në një lartësi mbidetare prej 1522 metrash, janë të vendosura varrezat. Edith dhe Theo Buess paraprakisht e kishin kërkuar një varrezë në natyrë. Kjo është varreza e parë e këtij lloji në Zvicër e cila u hap në vitin 1989. Është një varrezë pa lapidarë, qirinj apo ndonjë shenjë tjetër të varrit. Në këtë mënyrë, hiri i kufomës i jepet dheut dhe natyrës.
Ideja për varrezë të tillë ka qenë e një mendimtari zviceran me emrin Franz Aebischer, i cili vdiq në vitin 2008, në moshën 66-vjeçare.
Emrin “Spielmannda”, lokacioni e ka marrë sipas një legjende, e cila rrëfen se një valltar i ka shoqëruar njerëzit në çfarëdo rasti të rëndë duke luajtur me violinë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














