Kosova
Jakup Krasniqi mbështet Kurtin, në akuzat e bëra nga Thaçi
Sipas Jakup Krasniqi, nëse Thaçi ka patur informacione për lidhjet e Kurtit me Iranin e Rusinë, ai ka bërë vepër penale që ka fshehur rastin
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi e ka quajtur konferencën e presidentit Thaçi si skandal i radhës i tij. Krasniqi i ka dalur në krah Albin Kurtit, karshi akuzave të presidentit.
Sipas Jakup Krasniqi, nëse Thaçi ka patur informacione për lidhjet e Kurtit me Iranin e Rusinë, ai ka bërë vepër penale që ka fshehur rastin, përcjell albinfo.ch.
“Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha, se secili e ka mundësinë ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?
Nëse veprimet e VV-së janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra, me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.
Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!
Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.
Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin” shkruan Jakup Krasniqi në “Facebook”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













