E-Diaspora

Javë e zezë në Zvicër: Disa të vdekur nga shkaqe të ndryshme

Drama e tmerrshme në Gretzenbach OS: Shoferi 31-vjeçar Jeton F. nga Kosova e humb kontrollin e veturës së tij në një kthesë. Ai dhe bashkudhëtari i tij vdesin - miqtë e tyre në ulësen e pasme janë plagosur rëndë

Pasditen e së shtunës, një vajzë dyvjeçare u godit nga një veturë dhe përkundër përpjekjeve të shumta për ta reanimuar, humbi jetën në vendin e ngjarjes. Familja e saj është e tronditur.

Siç raportojnë mediat zvicerane, shkaktari i fatkeqësisë ka qenënjë anëtar i familjes. “Ky është një aksident tragjik tepër i rëndë”, ka pohuar U.H., babai i vajzës dyvjeçare i cili në kohën e aksidentit ishte në bodrum. “Ajo papritmas vrapoi jashtë bodrumit”, thotë babai. Në të njëjtën kohë, vetura po afrohej me një ritëm e të ecurit. Vajza kërceu nga një pengesë dhe ishte tepër vonë që vozitësi 65-vjeçar ta vërejë.

Me këtë rast, vogëlushja pësoi lëndime të rënda në kokë dhe vdiq pavarësisht përpjekjeve të gjata reanimim nga anëtarët e shërbimeve emergjente.

Në ndërkohë, në Tramelan të kantonit të Bernës, një person ka rënë viktimë e një krimi të dhunshëm gjatë natës të së dielës.

Një djalosh 18-vjeçar me inicialet M.Q. ka goditur me thikë një person 36-vjeçar pak para orës 01:00 të mesnatës, ndërsa ai ishte një viktimë e rastit. “Më parë, autori kishte sulmuar nënën e tij, babain dhe motrën e tij në shtëpi”, thotë kryebashkiaku Philippe Augsburger.

Tre anëtarët e familjes të të pandehurit me probleme mendore janë lënduar rëndë; ata aktualisht janë duke u trajtuar në spital. Përderisa anëtarët e familjes së sulmuesit kanë mundur të trajtohen nga infermierët, për viktimën e rastit në stacionin hekurudhor të Tramelanit.

Drama e tmerrshme në Gretzenbach OS: Shoferi 31-vjeçar Jeton F. nga Kosova e humb kontrollin e veturës së tij në një kthesë. Ai dhe bashkudhëtari i tij vdesin – miqtë e tyre në ulësen e pasme janë plagosur rëndë.

Në Waldstück pranë Gretzenbach SO, të shtunën vonë ka ndodhur një tragjedi e rëndë: Vozitësi Jeton F. (31) nga Olteni SO ka qenë duke qarkulluar me tre miqtë e tij nga Köllikeni AG për në Gretzenbach SO. Në një pjesë pyllit, ai e humb kontrollin mbi veturën e llojit Mini Cooper ngjyrë të zezë, pas një kthese të mprehtë në të djathtë.

Dyshohet se vetura nuk ka frenuar dhe ka goditur një shenjë trafiku dhe më pas duke prekur disa pemë, derisa nuk ndalet nënjë grreminë. Policia dhe ambulanca shpejt kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Por Jeton F. nuk i ka mbijetuar aksidentit, si dhe bashkudhëtari i tij. Të dy bashkudhatërt në pjesën e pasme kanë mbijetuar me plagë të rënda.

Hidhërimi në familjen e viktimës është i madh. Të dielën pasdite, dy të afërmit e vizitojnë vendin e fatkeqësisë në pyll. “Ne jemi të tronditur”, thotë Adnan R. për “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Veçanërisht tragjike: Jeton F. ka lënë një vajzë të vogël prapa, e cila pas ndarjes jeton tek e ëma.

Jeton F. punoi si një shtrues i pllakave në një kompani në rajon. Shefi i tij Lucien R. është thellësisht i tronditur. “Ai ishte një punonjës i besueshëm, i sinqertë dhe i përpiktë”, ka pohuar zvicerani i pikëlluar. “ishte plotësisht i motivuar në punë. Ai kishte projekte, donte të ndërtonte një shtëpi”.

Ende është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti i tmerrshëm. Organet kompetente kanë filluar hetimet. Ata duhet të sqarojnë se si ndodhi aksidenti fatal. Adnan R. ka një hamendje: “Dje binte shi. Rruga ishte e lagur. Ndoshta ai ka qenë duke vozitur shumë shpejt në kthesë”. Megjithatë, Lucien R. nuk mund të besojë se Jeton F. e ka vozitur shpejt veturën:”Ai ishte një njeri i përgjegjshëm. Dhe ai e njihte mirë rrugën”.